Shakira e zbuloi tradhëtine e burrit të saj kur hapi derën e frigoriferit. Nuk do ta besoni çfarë gjeti brenda”

Shakira, yllja kolumbiane e famshme, është në qendër të vëmendjes. Vitin e kaluar, pas lajmit të ndarjes, ajo u tregua diskrete dhe nuk donte të komentonte për situatën, por tani ajo ka bërë publike të gjitha gjërat që kanë ndodhur gjatë marrëdhënies së saj me ish-bashkëshortin, Pique.

Fillimisht ata pretenduan se shkaku i ndarjes nuk ishte një grua tjetër, por tani duket se tradhëtia që Pique i bëri ishte fundi i lidhjes. Shakira thotë se e kuptoi se Pique e tradhtonte kur ajo u kthye nga një udhëtim dhe gjeti një kavanoz bosh me reçelin e saj të preferuar me luleshtrydhe në frigorifer.

Duke qenë se as Pique dhe fëmijët e tyre nuk e pëlqejnë këtë reçel dhe nuk kanë marrë kurrë një lugë prej tij, ajo arriti në përfundimin se fajtori për kavanozin bosh me shumë mundësi ishte një grua tjetër.

Kjo vërtetohet edhe nga një skenë nga videoklipi i Shakirës për këngën “Te Felicito” të prillit të vitit të kaluar, ku ajo hap frigoriferin dhe gjen kokën e Rao Alejandro, me të cilin ajo regjistroi këtë këngë.