Sherr i egër midis Bleonës dhe Bertit: “Gomar të thyj kafkën. Ti qenke idiot. Mos më përmend prindërit”

Një sherr i fortë ka ndodhur në emisionin Love Story në TvKlan, mes Bleona Qeretit dhe Robert Aliajt.

Gjithçka nisi për një debat për modelin që duhet të ndjekin vajzat e reja në jetë dhe ku Robert Aliaj i ka ndalur bashkëbisedueset e tij, duke u thënë se ai kishte krijuar një familje dhe ato jo.

Pikërisht për këtë krahasim ka shpërthyer Bleona Qereti. Debati ka degraduar me të shara direkt si: “idiot”, “modeli i Qeretit”, etj.

“Qershia mbi tortë” ishte drejtuesja e emisionit, Alketa që kërkoi kujdes në të folur se 80% e shikuesve të saj vinin nga fshati.

Robert Aliaj: Të jetosh me familjen tënde, me prindërit është modeli më kot. Se ju nuk mund të flisni se unë kam një familje me dy mbretëresha atje që i kam.

Bleona Qereti: Çfarë thua? E kupton çfarë po thua? Po edhe unë kam familje, pse ku jam rritur unë?

Robert Aliaj: Jo, se kjo është tjetër gjë. Ti jeton me prindërit, është ndryshe.

Bleona Qereti: Ti qenke idiot! Nuk të paskam njohur, mos m’i përmend mua prindërit.

Ndërhyn Alketa: Kujdes të mos e ulim nivelin e bisedës se 80% e familjeve shqiptare janë në fshat dhe na shohin, kështu që kujdes kur flet. Mos ta ulim nivelin.

Bleona: Je në terezi ti mo? Mos u merr me prindërit e mi, fare. Mos u merr me familjen time. Ç’është kjo mor? Ti je mësuar me mentalitetin që mos i bjer me shqelm gomarit. Por gomarit duhet me të thy kafkën. Kush je ti mor zotëri. (përplas shkopin në tokë). Ça je ti?

Robert Aliaj: Unë jam ai që po them këtë. Unë jam ai që u jap edukatë fëmijëve të dalin dhe të bëjnë ça të duan.

Bleona: Ç’punë ke ti me Qeretin mor?

Leave a Comment