Debat ndërmjet analistit Spartak Ngjela dhe drejtueses së emisionit Top Story, Grida Duma.
Në pjesën e parë të bisedës, Zhulali, Ngjela dhe Duma shprehin pikëpamjet e tyre mbi këto çështje me njëri-tjetrin. Zhulali thekson se tensioni në rajon nuk ka autorësinë e Albin Kurtit, por vjen nga projekti hegjemonist i krijimit të botës serbe. Duma, nga ana tjetër, nënvizon se kryetarët e komunave mund të kenë të drejtë juridike, por nuk kanë legjitimitet të qeverisin.
Ngjela reagon ndaj tyre duke thënë se çështja se kush ka thënë çfarë është tautologji dhe injorancë, ndërsa Duma e akuzon për mosrespektimin e etikës së komunikimit.
Kjo shkakton një shkëmbim të ashpër fjalësh mes tyre, duke theksuar ndarjen e tyre në pikëpamje dhe stilin e komunikimit.
Duma: Një komisionere europiane thotë ‘ata juridikisht kryetarët e komunave juridikisht kanë të drejtë, por nuk kanë legjitimitet të qeverisin.
Ngjela: Le ta ketë thënë kushdo është tautologji, rrëzon subjektin me predikatin. Injorante, ç’më duhet mua kush e ka thënë. Unë jam profesionist.
Duma: Nuk po themi kush kishte të drejtë.
Ngjela: Ç’më duhet mua, është non sens zonjë. Nëse ti nuk e pranon që është non sens nuk është faji im.
Duma: Ça do të bësh kur të vijë puna që Vjosa Osmani të thotë…
Ngjela: Nëse nuk e di fjalën tautologji zonjë hapni fjalorin.
Duma: E di unë fjalën më shumë se tek tautologjia, avokat mos i bëj me mua këto më. Do ta them tani dhe do ta them gjithmonë. Stilin që të kompromentosh etikën e komunikimit mos e bëj fare po fare.
Ngjela: Po çfarë etike…
Duma: Kam studiuar filozofi unë kur ti ishe pas kangjellave.