Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë miratimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës.
Vendimi i KQZ-së ka shkaktuar një debat të ashpër mes analistit Ilir Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri, për pozitën e Bashkisë së Himarës, Skerdian Dhuli.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, debati midis tyre kaloi në nivele të ekstreme dhe u tejkaluan kufijtë me një gjuhë shumë të ashpër.
Skerdian Dhuli: Procesi për Belerin është një proces i montuar politikisht.
Demaliaj: Ti je i pafytyrë. Po a keni integritet ju.
Skerdian Dhuli: Mbi këtë tokë nuk e përcakton askush dinjitetin tim! Unë nuk intimidohem dhe as nuk kompleksohem.
Demaliaj: Ju ka hequr brekët greku për një pension.
Skerdian Dhuli: Qetësohu se zhurmuesin mund ta bëj edhe unë. Bëjë një akuzë të neveritshme ndaj meje. Kontrolle veten! Nuk po flet me Fredi Belerin këtu. Unë nuk jam grek që ta kuptojë zotëria
Ilir Demaliaj: Skam ç’të kuptojë unë o zotëri, ti
Skerdian Dhuli: Sa më shumë surrogato si puna jote të flasin për Çamërinë aq më shumë e humb ajo peshën.
Ilir Demaliaj: Ore maskara, orë plehrë, ore gjakprishur
Skerdian Dhuli: Zotëri je thjesht një njeri që nuk duhet të dalësh në televizor sepse nuk je mirë nga sistemi mendor. Unë nuk jam Fredi Beleri. Zgjidhi me Sali Berishën dhe Ilirjan Celibashi problemin e kandidimit të Fredi Belerit.
Demaliaj: Ik mor zagar i grekëve
Skerdian Dhuli: Ti po të ishe shqiptar i madh vije jetojë këtu dhe nuk shkojë andej.
Demaliaj: Nuk jam shqiptar, dakord, as nuk më bëhet vonë fare. Ti nuk ekziston për mua fare.
Demaliaj: Nuk e kam fare me ty. Unë hera e parë që të shoh në jetën time! Më fal edhe për gjuhën.