Sherri që la Shqipërinë pa frymë. Shpërthen Luizi: “Nuk bëhen të gjitha punët me b’ythë o flutur”

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të ish-banorit të “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka, i cili shprehu bindjen se Kiara Tito mori moderimin e emisionit “Kepi i Tundimeve” për shkak se është e lidhur me Luizin.

“I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën. Kiara ka bërë dhe para e do të bëjë edhe pas Big Brotherit”, tha Ronaldo Sharka.

Luiz Ejlli ka reaguar ashpër pas kësaj deklarate, ku në një koment ai shkroi: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*thë o butterfly. Jo gjithçka bëhet për follow, ka një limit.”