Shpërthen aktivistja: “As gomari nuk konkurron me këto. Duhen lënë të shkojnë si uji hales”

Brizida Gjikondi tregon një histori sipas saj të neveritshme në politikën shqiptare.

Aktivistja, e cila jeton ndër dy qytete, Tiranën dhe Maliqin, ndan me lexuesit historinë e saj personale, si dhe historinë e gjyshëve të saj nga ana e nënës dhe të babait. Në një vizitë në fshatin Kolanec të Bashkisë Maliq, ajo has në disa të rinj që reklamojnë kandidatin e Meta-Berishës me agresivitet dhe eufori të lartë sipas saj.

Mbas tyre vjen dhe deputeti Spaho i cili e bën situatën edhe më të tensionuar, duke kërkuar në mënyrë zëshme votën e saj dhe te miqve te saj për kandidatin e tij. Aktivistja pyet veten se a është e vlefshme të harxhojë frymë dhe të bëjë sikur nuk ndodh asgjë, apo të merret me qenie të paqeta që shkojnë në shtëpi të të tjerëve dhe fyejnë anëtarët e familjes. Ajo mbyll statusin e saj duke theksuar se duhet të injorohet kjo lloj sjelljeje dhe të lëshohet që të shkojnë si uji i halese.

Statusi i plote:

Nuk kam dashur te perzjehem ne kete fushate zgjedhore, por dua te tregoje personalisht një histori te neveritshme te politikes shqiptare.

Jeta ime ndahet mes Tiranes dhe Maliqit, ose saktesisht Kolanecit, fshat malor dhe pjese e Bashkise Maliq. Nena ime Tamara eshte me origjine nga Kolaneci, kurse im atë eshte nga Lumi i Vlores, pjese e Bashkise Himare.

Gjyshi nga nena eshte Teki Kolaneci, ndare nga jeta pa bere 50 vjec, ne 1964 e larget, kurse gjyshi nga im ate eshte Alem Sefer Gjikondi. Dhe ai i larguar nga jeta pa e njohur une.

Para pak ditesh isha ne Kroin e Madh te Kolanecit bashke me disa miq te mi, Leten, Rozen, Rudin.. fshati jone eshte shume intim, edhe nje mize po te vij nga fshati Lozhan, dallohet qe nuk eshte pe Kolaneci..

Befas afrohen disa te rinj te panjohur te cilet me tersellim dhe me nje adrenaline jo normale, ne nje fshat qe nuk ishte i tyre, shperndanin dere me dere fletushka per kandidatin e Meta-Berishes.

Mbas tyre vjen deputeti Spaho, i cili mban kembet tek ne..

Euforia, deliri dhe agresiviteti i tij ishin gjeja me e zhurmshme ne fshatin tone ne ate moment, as gjeli, as gomari nuk e konkurronin dot.

Mbas nje shkembimi formal fjalesh dhe mosnjohje totale te vendit ku kish ardhur dhe njerezve qe kishte perballe, ai shprehet me ze te larte, “si e keni mendjen, do votoni si duhet apo do vazhdoni te votoni per Teki Kolanecin ?”

Miqte e mi donin te reagonin..  por une ja u bera me shenje dhe heshtem..

A ja vlen te merresh me qenie te paqeta, qe poshtrojne dhe zakonet me elementare te shqiptarit, shkojne ne shpi te tjetrit dhe fyejne anetaret e shpise…

A ja vlen te harxhosh fryme e te faktorizosh qenie qe mbjellin agresivitet e vellavrasje?! 

Qenie te tilla i vret duke i injoruar, duke i lene te shkojne si uji i halese kur ke shkarkuar galixhantin.