Shpërthen Alfred Çako: “Nuk ka yje. Janë gjeneratorë që bien në tokë. Toka ka formë tepsie”

Publicisti Alfred Cako ka habitur me deklaratën e tij në lidhje me formën e planetit Tokë, duke thënë se ajo është e sheshtë.

Për më tepër, ai ka theksuar se Toka nuk rrotullohet rreth Diellit, por është Hëna dhe Dielli që rrotullohen rreth saj.

Sipas tij, Toka është e palëvizsshme

“Tepsi(forma e Tokës). Do të doja të bëja një pyetje ty: Po të ishte e rrumbullakët maja e avionit si do të rrinte në krahasim me bythën e avionit. Do të ecte drejt sic ecën apo do të rrinte maja e ulur sipas harkut të tokës dhe bytha e ngritur. Ngjitu në Dajt dhe shiko shtullungën e një avioni që kalon në nivelin e Dajtit. E sheshtë është patjetër dhe nuk rrotullohet toka rreth diellit, por dielli dhe hëna rrotullohet rreth tokës”, tha ai në TOP ALBANIA RADIO.

Madje ai tha se yjet që ne i shohim në qiej nuk janë yje, por janë gjeneratorë.

“Toka është e palëvizshme. Edhe yjet që i shikojmë, nuk janë ato yje, janë disa gjeneratorë të ngjitura, të cilat shpeshherë kanë rënë në tokë. Keni parë juve që kur keni lindur të ndryshojnë pozicioni i tyre. Distanca është shumë më e ulët nga c’mendojmë ne, prej diellit në tokë”, shtoi Cako.

Ndërsa sa i përket raketave të cilat nisen për në Hënë, thotë që këto janë gënjeshtra, sepse ato nuk shkojnë askund.

“Ku shkojnë këto, s’kanë vajtur as në hënë as gjëkundi, janë gënjeshtra”.