Shpërthen Erion Braçe: “Këto gratë që shajnë Afganët shpresoj mos jenë me mjekër e mustaqe”

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zgjedhur të komentojë për situatën në Afganistan përmes diçiturës së një fotoje të shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Teksa ka shpërndarë një fotot nga Afganistani i vitit 1972 dhe një të ditëve të sotme, ku në foton e vitit ’72 tregohen disa gra jo të mbuluara dhe të veshura me stil, ndërkohë që në foton e ditëve të sotme shihen talebanët e armatosur, Braçe shprehet me ironi se shpreson që vajzat dhe gratë shqiptare që po kundërshtojnë ardhjen e afganëve në vendin tonë, të mos jenë me mjekër dhe me mustaqe.

“KANE ARDHUR TALIBANET! JA CFARE I KA BERE FONDAMENTALIZMI ATIJ VENDI! Keto grate qe po shajne neper rrjete sociale pranimin e grave afgane ne rrezik jete prej Shqiperise, shpresoj te mos jene me mjeker e mustaqe!”- shkruan Braçe.

Leave a Comment