Në emisionin “Shqipëria Live” ishin ftuar disa ditë mê parë deputeti Halit Valteri dhe avokatja Enida Bozheku për të zhvilluar një debat intensiv në studion televizive.
Biseda padashur rrëshkiti edhe në çështje personale.
Avokatja, me një ton të rreptë, shprehu mendimin se deputetit i mungon karakteri, duke argumentuar se individët që ndryshojnë parti politike dhe ideologji nuk duhet të përfaqësojnë popullin në institucionet publike.
Disa pjesë të bisedës ishin si vijon:
Halit Valteri: Ju nuk mund të jeni as gjykatëse, as prokurori.
Avokatja: Ne flasim për absurdin. Vazhdojmë tek tjetra
Halit Valteri: S’mund të bësh dorën “le të vazhdojmë”, se nuk më ke në punë.
Avokatja: Po unë shyqyr, unë nuk mund të marr njerëz në punë që janë partiak, apo që ndërrojnë parti.
Halit Valteri: Po s’ka lidhje. Më mirë të ndërrosh parti se të ndërrosh ndonjë gjë tjetër.
Avokatja: Kur ndërron parti, s’ke as dinjitet as karakter.
Halit Valteri: Njerëzit po ndërrojnë gratë…
Avokatja: Po ç’lidhje ka te gratë, ajo është çështje personale