Ka pasur spekullime të shumta në rrjetet sociale lidhur me marrëdhënien e Luizit me anëtarët e familjes së tij. Këto spekullime janë nxitur kryesisht nga mungesa e tyre në martesën e tij dhe në organizimin e finalen e “Big Brother VIP”.
Prej disa javësh, Luizi ndodhet në SHBA, ku po zhvillon koncerte për komunitetin shqiptar atje.
Ai ka vendosur të ndalojë zërat e thashethemet në lidhje me marrëdhënien e tij me motrën, duke publikuar një foto ku shfaqet pranë saj dhe kunatit të tij.
Gjithashtu, në mënyrën e tij origjinale, Luizi ka sqaruar edhe marrëdhëniet e Kiarës me nënën e tij. Duke qenë në skenë dhe duke kënduar, ai ka ndryshuar paksa tekstin e këngës për të thënë…
[“Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon.”].