Luiz Ejlli ka realizuar një video ‘live’ në Instagram së fundmi, ku ju përgjigj pyetjeve të ndjekësve dhe sqaroi disa pikëpyetje.
Fillimisht, fituesi i “Big Brother VIP2” i kërkoi ndjekësve të tij të mos përmendin më emrat e ish-banorëve të shtëpisë së famshme, pasi sipas tij çdo gjë që do të thotë për ta mund të bëhet lajm.
“Mos m’í pėrmendní mė banorėt me tė cílėt kam qenė nė “Bíg Brother”. Se po í pėrmenda unė emrín njėrít prej tyre, bėhet lajm dhe thotė pastaj “Pse mė shave?”.”- tha kėngėtarí.
Për sa i përket komenteve negative, Luizi u shpreh se më shumë mërzitet pasi këto ndikojnë te partnerja e tij, Kiara Tito.
Ai tregoi se personalisht nuk e prekin fare, ndërsa vuri në dukje se nuk ka pasur shumë kohë të qëndrojë me moderatoren për shkak të xhirimeve të filmave. Gjithashtu, ai iu kërkoi ndjekësve që të lënë komente negative për të dhe jo për Kiarën.
“Unė mėrzítem se mėrzítet Kíara. Se mua vetėm fresk mė bėjnė. Mua mė víjnė anash, po vetėm se ía príshín qejfín Kíarės. Nuk kam pasur kohė tė rrí shumė me tė kėtė períudhė prej fílmít, por e shoh qė mėrzítet nga dísa komente. Lėrení rehat, çfarė ju ka bėrė Kíara juve? Hajdení m’í thoní mua ato qė doní t’í thoní asaj, lėrení Kíarėn!”- u shpreh Ejllí.
Ndėr tė tjera, kėngėtarí tregoí se shumė shpejt do tė víj dhe me njė bashkėpuním muzíkor me Getoar Selímín:
“Qėpar po flísja nė telefon me Getoarín. Dhe po í thoja qė nė klípín e kėngės tė marrím Drítan Shakohoxhėn dhe nė fíllím tė klípít tė thojė: “Mírėmbrėma njerėz. Mbaní frymėn. Spektaklí fílloí! Getoarí, Luízí… Do dalė super klíp.”
Kohët e fundit është shpërndarë goxha në rrjet lajmi për raportin e Luizit me Olta Gixharin, me të cilën ata po realizonin filmin “Në kuadër të dashurisë”, duke qenë protagonistët e tij.
Megjithatë, është thënë se marrëdhënia mes tyre nuk është e mirë. Luizi është përgjigjur duke thënë se raporti mes tyre nuk është rregulluar asnjëherë.
Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?“- tha ai.