Shpërthen Meri Shehu: “Rama është gaforre pa dinjitet. Albin Kurti është dash luftarak”

E ftuar në emisionin “Wake Up”, astrologjia Meri Shehu ka dhënë edhe një koment lidhur me takimin mes Ramës dhe Kurtit.

Meri tregon se si një Dash, Kurti është një njeri i fortë dhe mbrojtës i të drejtave të tij.

Kurti ende nuk ka konfirmuar takimin me Ramën dhe për këtë, astrologjia shprehet se për herë të parë është në favor të tij. Madje, ajo i jep edhe një këshillë Ramës, ku thotë se duhet të tregohet pak më dinjitoz.

Meri Shehu: Kurti është një Dash, tipik luftëtar dhe që mbron atë të drejtën e vetë dhe mund t’i bjerë dhe murit me kokë…

Enxhi Nasufi: Dhe lajmi i fundit është që zoti Kurti nuk e ka konfirmuar takimin me Ramën.

Meri Shehu: Dhe shumë mirë ka bërë që nuk e ka konfirmuar. Për herë të parë jam pro Kurtit sepse kur Kurti e priti mbledhjen që e anuloi Rama dhe tani për çfarë vete atje? Për qokë, se kuptova? Rama është Gaforre, dhe Gaforrja është e ndjeshme, por nuk e di pse humbin nëpër fazat emocionale dhe harrojnë që nga një herë të qenit i drejtpërdrejtë ose të mbrosh atë çfarë ti beson nuk ka superfuqi në botë që ty të ta mposhtë.

Zoti Rama duhet të bëhet më pak dinjitoz, më falni, por në aspektin e shenjave. Ndoshta nuk është udhëheqës lufte, nuk është zgjedhur për luftë sepse ka ardhur me pretendime të tjera, por në momente lufte nuk duhet të themi jo. Jo se ne jemi gati luftës, por të mbrojmë dinjitetin. Duket se kemi humbur dinjitetet tona, kështu që Dashi e mbron.