Shpërthen në lot emigrantja Shqiptare në Suedi: “Këtu është jeta shtrenjtë dhe e zymtë. 8 muaj është natë”

Për shumë shqiptarë, emigrimi shërben si një formë proteste. Është një shprehje e rebelimit kundër mungesës së mundësive në vendlindje, ndjenjës së padrejtësisë, e pabarazisë ekstreme në një pjesë të vogël të shoqërisë krahasuar me shumicën, mosbesimit tek të ardhurat e sigurta, mungesës së arsimit cilësor, kujdesit shëndetësor, dhe shumë gjërave të tjera.

Emigrimi tregon edhe mosbesimin në elitën politike dhe vendimet e tyre, konfliktet që sjellin në shoqëri, gjuhën e urrejtjes, pasurinë e tyre dhe praninë e një pakice të kufizuar dhe parazite që janë pranë tyre.

Arsyeja për këtë lëvizje është e shumëllojshme dhe e kuptueshme. Largimi është bërë pothuajse një psikozë kolektive. Megjithatë, duhet të theksojmë edhe anën tjetër të medaljes: Asnjë vend nuk është pa problemet e veta.

Në këtë video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, një shqiptare e re që ka emigruar në Suedi, pyetet se çfarë nuk i pëlqen në vendin ku ka vendosur të jetojë.

Përgjigja vjen nga një këndvështrim që zakonisht kemi lënë mënjanë.

Video ndërpritet për një moment, sepse ndjenja e trishtimit e kap vajzën. Taksat, jeta e shtrenjtë, mungesa e mundësisë për të kaluar kohën lirshëm si në vendin nga ajo ka ardhur, zakonet e ndryshme, rregullat e ndryshme, dhe klima e ftohtë janë disa nga problemet që ajo përmend.

Për më shumë, ndiqni videon…