Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë, disa javë më parë.
Përshkrimi i saj i momentit të lumtur është bërë i njohur nëpërmjet emisionit “Për’puthen”, ku ajo ka rrëfyer se ka lindur një vajzë pas dy djemve. Neda, pasi u kthye në punë, ka ndarë disa foto në ambientet e emisionit, ku tregon dashurinë ndaj vajzës së saj duke i dhënë gji.

Pikërisht ky postim i Nedes ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, të cilat janë ndarë në dy grupe në lidhje me opinionet e tyre. Ka persona që e mbështesin fort Neden dhe ka edhe ata që zgjedhin ta kritikojnë atë. Mes tyre, Neda ka vendosur të përgjigjet kritikave, duke postuar në “Instagram” fotot e tyre dhe komentet që kanë lënë.

“Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse është shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.
Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.
Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehërrisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka patur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhrat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në Instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.
Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga”, shkroi Neda.