Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima, i cili gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar ngjyrat e flamurit grek, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e arrestuar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetarin e bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Pak orë pasi Beleri u arrestua dhe u dërgua në burg me një vendim të Gjykatës së Vlorës, Dhima ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje me një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe shtetin shqiptar.
Ai theksoi se ata nuk do të pranojnë të ulin kokën përballë vendimeve që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të përulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri”, – shkruan Dhima.