Shpërthen Rama ndaj Albin Kurtit: “As hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi”

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarët sot në Shkup, u pyet për një koment në lidhje me refuzimin e Albin Kurtit për t’u takuar. Rama tha se do të flasë për këtë çështje nesër me shqiptarët e Kosovës dhe shtoi se ende nuk ka humbur shpresat për takimin.

Ai gjithashtu theksoi se Kurti nuk beson se ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur vjen në shtëpi.

“Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh të Kosovës kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që dhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi dhe është e ndaluar ta përzësh deri sa ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që kryetari i Komunës së Tetovës refuzoi të takohet me të, Edi Rama u shpreh: “Unë nuk kam kërkuar takim, kjo quhet refuzim preventiv.”

“Unë nuk i kam kërkuar takim… ka refuzuar paraprakisht, një refuzim preventiv quhet ky. Kryetarit të Komunës së Tetovës, djalë i mirë, nuk e do e hiqja nga puna e Komunës sot për çështje të NATO-s”, tha ai.