Në emisionin “E Diell” në rubrikën “Hëna apo Dielli”, këngëtari Sabiani u vendos në një sfidë lojë ku duhej të telefononte bijën e tij, Keisi.
Sfida ishte që ai duhej t’i tregonte të bijës së tij një thashethem që kishte dëgjuar për të. Ai kishte dëgjuar se ndërsa ishte në xhirime për “Kepin e VIP-ave”, ajo kishte puthur dikë.
Megjithatë, ky thashethem u vërtetua i vërtetë dhe Sabiani e mësoi atë drejtpërdrejt në emision.
Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?
Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon
Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?
Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja
Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë