Shpërthen Salinjani: “Më rrethuan 3 veta prandaj shkula këmbën e karrikes. Mos më dilni më përpara..”

Mediat me te rendesishme boterore kane qarkulluar me shpejtesi foton e deputetit te Pd Ervin Salinjani duke mbajtur nje hu ne dore, ne mbrojtje te godines se Shqupit.

Gjate nje interviste eksluzive per kanalin Afrikan “Zulu News” Salinjani u shpreh:

Po qendronim te gjithe tek salla mbledhjeve. Ne fakt nuk po benim mbledhje fare se nuk e kishte njeri mendjen aty. Ne mengjes kryetari na furnizoi me ushqime per te gjithe diten. Une po haja nje cokollate Twix dhe po flisja me kolegen time G.D.

Ne nje moment te caktuar dola te hedh letren e cokollates qe kisha ne dore. Aty papritmas me kapen mat 3 protestues te poshter te Saliut. Njeri prej tyre me ngaterroi me Gaz Bardhin dhe me shajti me nje fjale te rende qe nuk e them dot. Tjetri i tha “lere mos e shaj se ky nuk eshte si G.B se ky eshte shoku i G.D.

Une c’eshte e verteta u nxeha dhe shkula nje kembe karrigeje aty prane dhe ja mbeshtolla njerit kokes. Ai uleriti “poshte Luli” dhe u hodh nga dritarja. Ne ate moment protestuesi tjeter nxorri nje pale llastiqe dhe mi drejtoi mu ne balle. Do isha plagosur sikur mos kishte nderhyre ne kohe kolegia G.D e cila i hodhi gaz lotsjelles tek syte armikut. Ne ate moment duke perfituar nga situata ja mora llastiqet nga dora dhe i godita te dy protestuesit mu ne lule te ballit me llastiqe.

Dola ne ballkon dhe ulerita: “Mjaaft me. Nuk duroj dot. Mos me dilni me perpara duke me share kryetarin Basha se do ju godas te gjjtheve me keto llastiqe” Fjalet e mia i dhane zemer policise e cila erdhi menjehere dhe rrethoi godinen. Kolegia G.D me pergezoi per gjestin tim heroik. Rrofte Luli.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment