Ish-deputeti Spartak Braho ka postuar një foto në “Frontline” ku shfaqen Vangjush Dako, Emirjana Sako dhe disa anëtarë të Partisë Socialiste në Durrës në një restorant.
Braho tha se këtë foto ia ka dërguar kamerieri i lokalit, ndërsa shtoi se Sakon do ta marrë në qafë Dako.
“Ky është sekti mafioz i Durrësit, zoti Dako i shpallur non grata, koka e mafies në Durrës. Ka mbledhur sektin e tij dhe po drekojnë në Kodrën e Kuajve në Durrës. Kjo (Emirjana Sako) është etiketuar si personi që luan me muzikën valsin e kompozuar Vangjushi. Nuk dua të jem i ashpër me të. Është arkitekte e mirë, por do e marrë në qafë Vangjushi. Ai është si miu, fshihet nëpër rrugët e Durrësit, nuk del e ka vajtur të ndyjë aktivin e partisë në Durrës. Fotografinë ma ka dërguar kamarieri i lokalit”, tha ai.