Shqipëria në pritje të skandaleve të mëdha: Prezantuesit e famshëm janë kapur me video

Video-skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka shokuar opinionin publik ditën e djeshme.

Reagim ndaj kësaj situate është bërë edhe nga aktori i njohur Rezart Veleshnja, i cili ka ngritur akuza të forta.

Përmes një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se në vendin tonë ka prezantues të njohur emisionesh që kanë patur skandale më të mëdha se ai e Gjicit.

Sipas tij, këto skandale janë dokumentuar me video dhe shumë shpejt do të bëhen publike.

“Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj do kuptoni që kjo e Safetit ishte shumë e vogël. Ka nga këta prezantuesit e emisioneve, ka shumë. Po janë me fakte, kemi dhe video. “- tha Veleshnja.