Familja e Artjol Ramajt ka denoncuar zhdukjen e tij në programin ‘Pa Gjurmë’, por më pas u zbulua se 29-vjeçari shqiptar ishte vrarë. Trupi i tij u gjet në një zonë me pyje sipas mediave spanjolle. Mendohet se vrasja e të riut shqiptar ndodhi për shkak të një konflikti për një borxh të vogël prej 5 eurosh, dhe vrasësi është partneri i tij në një plantacion kanabisesh.

Policia katalanase ka arrestuar një burrë spanjoll 52-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e 29-vjeçarit shqiptar në plantacionin e marijuanës në muajin mars të vitit të kaluar. Në këtë vend ndodhi një grindje që përfundoi me vdekjen e të riut. Deri tani, autori i vrasjes së shqiptarit është identifikuar si burri 52-vjeçar, i cili akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Dyshohet se pas grindjes, 52-vjeçari goditi shqiptarin me një çekiç në kokë, duke e vrarë atë dhe pastaj e la trupin në pyll. Trupi i të riut u gjet në një zonë me pyje dhe tregonte plagë të dhunshme që provonin vdekjen e tij. Ai kishte lëndime serioze në kokë. Sipas deklaratës së policisë katalanase, hetimi filloi pasi u bë denoncimi për zhdukjen e shqiptarit më 4 mars. Hetuesit u kthyen në shtëpinë ku viktimë ishte një punonjës në një plantacion kanabisesh. Më 8 prill, partneri i tij, një burrë 52-vjeçar me kombësi spanjolle, i cili ishte arrestuar më parë për trafikimin e drogës, u arrestua sërish si i dyshuari kryesor për vrasjen e të riut shqiptar.
Pas kalimit dy ditësh në komisariatin e Santa Coloma, autori u dërgua në burg më 11 maj. Ky nuk është krimi i parë i lidhur me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonjë dhe që ka viktimë shqiptarë.