Një Shqiptare që jeton në Londër e quajtur Mira ka telefonuar në një emision radiofonik (Aldo Morning Show) dhe ka rrëfyer për martesën e vajzës së saj me një djalë me ngjyrë.
Mira është e pikëlluar dhe qan, edhe pse e ka pranuar marëdhënien e tyre. Ajo tregon se megjithëse djali ka të gjitha cilësitë e mira, e me vajzën e saj njihen që në vitin e parë të universitetit dhe kanë 12 vite që janë bashkë, ajo përsëri si nënë nuk është e kënaqur thellë në zemër.
Ajo tha se ata janë të lumtur, kanë gjetur njëri-tjetrin dhe nuk kanë probleme aq më tepër që vajza e saj e ka të mbushur mendjen top që e do
Mira: Unë jam nga ato mamit që vajza ime është martuar me një person me ngjyrë (qan), nuk është se nuk paragjykojmë se nuk është shumë e lehtë. Por ndodh, s’ke ça i bën fëmijës! Nuk janë shqiptarët kaq të civilizuar sa shprehen.
Aldo: Lëri se gënjejnë po hë!
Mira: Megjithëse djali që kam për dhëndër është me gjithë të mirat, është njohur me gocën që në fakultet në vit të parë, kanë 12 vjet, por prapë nuk e di…Kur vete në Amerikë i shikoj, nuk e di si…
Aldo: Je bërë gjyshe?
Mira: Jo akoma, me djalin po me vajzën jo. Ata kanë arritur majat atje ku janë, por prapë zemra të vret pak…
Aldo: Po mirë zemra, po edhe njerëzit vërdallë.
Mira: S’kam problem për njerëzit unë, kisha hallin tim. Ata janë të lumtur, kanë gjetur njëri-tjetrin, nuk kanë probleme. Tani ia kam mbushur mendjen vetes, kam vite se s’kam ça bëj. Nga Tirana erdha në Londër dhe kur erdha e pashë m’u mbush mendja, se ajo e kishte mendjen top.