Politikanët në raste të rralla kapërcejnë kufijtë verbale dhe ndonjëherë shkojnë deri te konfrontimet fizike.
Para disa vitesh në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në Alsat, socialisti Ylli Bufi u përfshi në një incident ku ai goditi kolegun e tij të djathtë, Spartak Ngjela, me një stilolaps.
Kjo ndodhi gjatë një diskutimi për strategjinë e opozitës, përfshirë protestat dhe bojkotin e Parlamentit. Konflikti u shfaq ndërsa ish-kryeministri Ylli Bufi dhe kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, po flisnin si të ftuar në emision.
Spartak Ngjela: O torollak
“Kujt i thua torollak ti, ti je i çmendur. Ke kohë që je jashtë… ti je një hiç”, – replikoi Ylli Bufi.
“Do ta shikojmë kush është hiç, ai që ka përkrahje më shumë”, – u përgjigj Ngjela.