Në jetën reale, Laurel dhe Hardy ishin krejtësisht të ndryshëm nga personazhet e tyre në ekran.

Si forca krijuese pas komedisë së tyre, Stan Laurel ishte një njeri i fiksuar mbas punes, shumë i fokusuar që merrte frymë, hante dhe flinte me mendjen tek komedia.
Thuajse truri i tij natyrshëm kërkonte dhe gjente frymëzim për filmat e humorit.
Shpesh, Laurel qëndronte pas në studiot e Hal Roach pasi dita kishte përfunduar. Ai do të mbikëqyrte montazhin e një filmi – dhe do të bezdisej padyshim nëse udhëzimet e tij nuk do të zbatoheshin fiks sipas planeve qe kishte.
Laurel ishte një person disi i besdisshem për të punuar me të, por ai bëri presion të jashtëzakonshëm mbi veten, në mënyrë që të arrinte rezultatet më të mira të mundshme.

Oliver Hardy gjithmonë largohej nga studio sapo të mbaronte puna, por ishte po aq i përkushtuar ndaj performancës së tij, duke përsosur kohën e tij komike etj. Zakonisht pas punës, Hardy shijonte disa lojera golfi – një nga pasionet e tij më të mëdha.
Të dy burrat njiheshin për sensin e humorit jashtë ekranit, megjithëse zakonisht qeshnin për gjëra të ndryshme.
Në lidhje me fansat e tyre, Laurel personalisht iu përgjigj sa më shumë postave të fansave, kur kishte pak kohë të lirë.
Nga ana tjetër, sekretari i Hardy-t do t’i përgjigjej postës së fansave në emër të tij dhe do të përfshinte një kopje të autorizuar të nënshkrimit të tij me vulë gome në secilën letër.
Oliver vdíq në 1957 nga një hemoragjí cerebrale. Stan (Stelio) ishte i semure rende ne ate kohe dhe nuk mund te merrte pjese ne funeralin e mikut te tij te ngushte. Megjithate ai shkruajti nje leter publike ku nder te tjera thoshte:
Ndjehem i humbur pa mikun tim te 30 viteve dhe nuk deshiroj te luaj me ne asnje film mbas vdekjes se tij
Stelio
Stan Laurel vdiq disa vite me pas me 1965 (74 vjec) nga nje atak ne zemer. Disa minuta para se te vdiste ai i tha infermieres se spitalit: Do te doja qe me mire te isha duke bere ski sesa te isha i shtrire ketu.