Si ka ndryshuar Olta Gixhari nga operacíonet ndër vite

Aktorja Olta Gixhari është bërë një nga personazhet më të diskutuara kohet e fundit.

Jo për shkak të ndonjë filmi ose shfaqje teatrore, por për faktin se ajo është pjesëmarrëse në “Big Brother Albania”.

Në rrjetet sociale, ajo është kthyer në një nga personazhet më të padëshiruara, për shkak të disa deklaratave të tipit “unë nuk i kam asgjë nga 100 mijë euro” ose “unë vesh firma, jo rroba të lira”.

Së fundmi, disa foto të vjetra të saj janë ndarë në rrjet, të cilat tregojnë ndryshimet që ajo ka pësuar nga ndërhyrjet plastike. Fotografitë e bëra në Kosovë nga Avni Selmani tregojnë ndryshimin e pamjes së saj, jo vetëm për shkak të kalimit të viteve, por edhe për shkak të ndërhyrjeve.