Spartak Ngjela jep mendimin e tij si ekspert femrash: “Një femër e shëmtuar ngelet e shëmtuar edhe sikur të ketë sjellje të mirë”

Këtë të mërkurë, në emisionin “Soiree” të prezantuar nga Jonida Shehu, avokati i njohur Spartak Ngjela ishte një ndër të ftuarit. Ai foli rreth çështjes së bukurisë dhe perceptimit të tij të një femre të bukur.

Avokati e dha të kuptuar që për të, pamja fizike është e rëndësishme. Ai tha se ai nuk do të afrohej kurrë me një femër të shëmtuar, edhe nëse ajo kishte një sjellje të mirë. “Sjellja mund të ndikojë në bukurinë, por nuk mund ta ndërtojë atë”, tha Ngjela duke theksuar se pavarësisht sjelljes së mirë, një femër e shëmtuar mbetet e tillë.

“Pa bukuri fizike, unë nuk afrohem. Afrohem, por nuk kam afekt. Duhet të më ketë afektuar, nuk është gjatësia ajo që më afekton. është diçka tjetër. Cila? Ua them unë. Magjia”, ka shtuar ai.