Spartak Ngjela mbyt me komplimenta blogeren: “Je shumë e bukur. E gjithë bota rrotullohet mbas …”

Spartak Ngjela nuk e fsheh asnjëherë simpatinë që ka për vajzat e botës së medias.

Pas moderatores Bora Zemani, avokati nuk i ka kursyer komplimentet as ndaj blogeres së njohur nga Durrësi Adelajda Dajko. 

Në një postim të kësaj të fundit, Ngjela ka lënë shënimin:

“Nuk e kuptova shkrimin e sotëm. Ishe disi e revoltuar së brendshmi.

Ti je shumë e bukur, ke talent… kurse kjo jetë është fenomen estetik. Prandaj…
Të gjitha të tjerat rrotullohen rreth bukurisë dhe intelektit.
Dhe Dante Aligheri na i ka thënë shumë bukur sugjerimin për shpëtimin nga trazirat si ajo që ju keni shkruar: guarda e passa!
Këtë jua imponon bukuria juaj…
Ju përshëndes miqësisht”, shkruan Ngjela.

Leave a Comment