Avokati Spartak Ngjela u ftua të premten në Euronews Albania për të komentuar zhvillimet në veri të Kosovës.
Megjithatë, intervista u ndërpre në mes nga moderatorja Sidorela Gjoni për shkak të përplasjes që ndodhi mes tyre.
Pyetjet dhe ndërhyrjet e moderatorjes bënë që avokati të ndihet i irrituar dhe të kërkojë të flasë pa ndërprerje.
Moderatorja ndërpreu lidhjen dhe i kërkoi të qetësohej, pasi nuk mund ta lejonte atë të bënte një monolog në bisedën me të.
Moderatorja Sidorela Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!
Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!
Gjoni: E tha Kurti nuk ka Pazar.
Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!
Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?
Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.