Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duket se është një tifoz i Luizit.
Balla ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku ai shfaqet bashkë me këngëtarin Luiz Ejlli.
Ju kujtojmë se një javë më parë, Luizi ishte i ftuar në podcastin e Kryeministrit Edi Rama, ku ai zbuloi planet e tij për të ardhmen.
Megjithëse ka shenja se Luizi do të angazhohet në politikë, ai vetë ka thënë se në të ardhmen do të përqendrohet në muzikë dhe film.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Luizi shprehu hapur mbështetjen e tij për kandidatin socialist për Bashkinë Shkodër, Benet Beci, i cili fitoi kundër Bardh Spahisë.