Në redaksinë e FaxWeb ka mbërritur një video ku shihet një person i shtrirë për tokë në një gjendje të rënduar shëndetësore në rrugën e Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se personi ka qëndruar pa lëvizur për minuta të tëra, por ka patur një indiferentizëm nga ana e qytetarëve.
E vetmja që ka ndaluar është vajza me çantë e cila shihet në video, e cila është ulur e ka parë nga afër personin dhe ka lajmëruar më pas autoambulancën.
Në një moment siç shihet dhe në video personi, lëviz këmbën, por evidentohet gjendja e tij shëndetësore jo e mirë. Ambulanca ka ardhur mjaft shpejt por burime bëjnë me dije se ende nuk ka bërë shoqërimin në spital të personit në fjalë, i cili është një endacakë që rri shpesh në zonën e rrugës së Elbasanit së bashku me shokun e tij, që shihet i shtrirë në krahë të tij në video.