Në Spanjë, një grua e quajtur Ana Obregón lindi një fëmijë në mes të vitit 2023.
Zonja Obregón ishte 68 vjeçe kur lindi vajzën e vogël, gjë që në vetvete paraqet një pyetje interesante në lidhje me moshën materne dhe deri në çfarë pike mund të shtyjmë kufijtë e shkencës kur vjen puna tek riprodhimi.
Megjithatë, pjesa më e çuditshme e këtij rasti nuk është… mosha e Zonjës Obregón.
Shikoni me vëmendje qafën e saj dhe atë që ka vendosur në qafë, aty ku lexon “Aless”.

Aless, emri i djalit të Obregón, Aless Lequio García.
Ai vdiq në vitin 2020 në moshën 28 vjeçare. Kanceri e mori djaloshin shumë herët. Para se të fillonte trajtimin për sëmundjen, mjekët i këshilluan të ruante mostra të spermës së tij, pasi kimioterapia mund të ndikonte negativisht në fertilitetin e tij vitet e ardhshme.
Pra, Aless bëri siç i thanë dhe ruajti disa mostra. Megjithatë, trajtimi nuk arriti të funksiononte dhe ai vdiq nga kanceri.
Në shtratin e vdekjes, Aless i tha nënës së tij dëshirën më të madhe “të linte disa fëmijë në këtë botë”.

Kështu që e vetë nëna e tij gjeti një dhurues të gatshëm për të dhënë disa vezë, dhe me ato vezë dhe spermën e djalit të saj, nisi një cikël IVF. Dhe me ndihmën intensive mjekësore, gruaja në moshën e saj 68 vjeçare… lindi mbesën e saj.