Prokuroria e Beratit ka kërkuar 15 vjet burg për Belul Kokollarin, i cili është 46-vjeçar dhe është akuzuar për përdh’unimin e nipit të tij 7-vjeçar.
Në seancën e sotme, e cila u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari u mbajt nën masa të rrepta sigurie. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, mediat nuk iu lejuan të merrnin pjesë në seancë.
Prokurori Elidon Hysenaj kërkoi dënimin me 15 vite burg për Belul Kokollarin. Trupi gjykues vendosi ta shtyjë dhënien e vendimit penal për datën 11 Korrik.
Belul Kokollari, 46-vjeçar, ka lindur në fshatin “Malësi e Madhe” në Prizren, Kosovë.
Kokollari është akuzuar se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar me inicialet A.S më 4 nëntor 2021 në banesën e tij, ku nipi ishte në vizitë me nënën.