Tmerri në Velipojë. I afërmi: “I gjeta trupat në pishinë.

Një person i afërt i familjes Gjoka ka folur në lidhje me shpërthimin e bombulës së gazit që plagosi rëndë 4 anëtarë të kësaj familjeje.

I afërmi, njëherazi dhe personi i parë që shkoi në vendngjarje tha se kishte dalë për të blerë bukë dhe kur ka parë tym ka shkuar te hoteli.

Aty ai thekson se ka gjetur trupat e të katërt të lënduarve në pishinë. Sipas tij shpërthimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe në momentin që gruaja ka ndez bombulën e vogël që të bëjë kafen e mëngjesit ka ndodhur shpërthimi.

Unë pata dal poshtë se pata me ble bukë. Tu ardh, tu ardh, shoh tymin, kur vi lart i gjej të gjithë në pishinë. Tash biles më tregoi gruaja se paska kallëzu gruaja, u çua natën si përditë, ka marr me pjekë një kafe në bombulën e gazit dhe sa ka ndez bombulën e vogël të gazit ka ndodh shpërthimi. Këto bomblat e gazit mos kanë pas ndonjë rrjedhje. Gazi e ka bërë këtë punë.

Gjendja është shumë e rëndë, tani i nisën me helikopter të

Burrin e ka në Itali, këta të katërt kanë ardhur dje me pastru me hap hotelin për ta bërë gati për sezonin turistik. Kanë punu, kanë fjet dhe kur janë çu me ba kafen ka ndodh kjo punë“, tha i afërmi i familje Gjoka.

Leave a Comment