Tom Cruise habit burrat e moshës së tij që janë me bark. Varet me kokë poshtë mu tek..”

Ylli i Hollywood, Tom Cruise është parë duke përsëritur një nga marifetet e tij më të rrezikshme ndonjëherë, i varur përmbys në krahun e një aeroplani luftarak.

59-vjeçari u vu re lart mbi qiejt e Kembrixhit teksa praktikonte ngjitjen në krahun e avionit teksa shihej i varur shumë metra lart në qiell.

Marifetet mahnitëse ishin një nga shumë bëmat e pabesueshme që aktori po bën për filmin e ardhshëm Mission Impossible 8.

Avioni u ngrit nga Aerodromi Duxford në Cambridgeshire dhe sapo arriti 600 metra në ajër, Tom doli nga kabina dhe u zvarrit në krahun e majtë.

I lidhur me aeroplanin nga një parzmore, Tom pastaj u var me kokë poshtë nga krahu i aeropolanit.

Leave a Comment