Gazetarí i njohur, Bledi Mane, i cili ka qenė edhe konkurrent në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, ishte ftuar në mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”.
Mane ka ndarë me publikun informacionin se sa lekë fitojnë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë.
Ai ka përmendur pesë banorët që fitojnë më shumë, por nuk ka lënë pa përmendur edhe ata që nuk janë në listën e më të paguarve.
Një prej tyre është edhe moderatorja e njohur, Kiara Tito.
Kur u pyet se pse Kiara nuk është në listën e banorëve më të paguar të BB VIP 2, Mane u përgjigj:
“Se nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Në një treg të vogël saç ka Shqipëria me 2.8 milionë banorë. Ne nuk jemi në Brazil me një 200 milionë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë”.
Gazetarja e ngacmoi Manen duke i thene se Kiara ka me shume ndjekes se Luizi por Bledi Mane u pergjigj:
“Kur vjen çështja te lekët, Luizi të ha të gjallë”.