Trondit Krist Aliaj: “Luizi kolegu im me flokët biond fantazon për mua mbas mesnatës”

Ditën e djeshme u zhvillua finalja e madhe e emisionit “She’s on Top”.

Ndërsa të gjithë pritnin që Krist Aliaj të komentonte vajzat konkurrente, ai surprizoi me një deklaratë krejtësisht ndryshe.

Duke iu referuar fituesit të edicionit të dytë të BB VIP, Luiz Ejlli, Kristi tha: “Për ish-kolegun tim biond. Që fantazitë që ka për mua në mesnate ose mbas orës 12, t’i mbajë sekret. Të lutem.”

Në një moment tjetër, kur u pyet se për kë e kishte fjalën, ai përsëri u shpreh: “Ish-kolegu im me flokë biond.”

Argjira Spanca vazhdoi ta pyeste nëse kishte nënkuptuar Luiz Ejllin, por Kristi nuk dha një përgjigje të qartë.

“Absolutisht”, duke shtuar se nuk dëshiron që të japë më shumë komente.