Avokati Spartak Ngjela, i ftuar këtë mbrëmje në Frontline me Marsela Karapançon, shpjegoi arsyen pse nuk mori pjesë në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.
Ai theksoi se edhe pse mori ftesën, vendi i tij nuk ishte përcaktuar, kështu që ai vendosi të anulonte pjesëmarrjen e tij.
“Më ftuan po nuk shkova. Pashë që ftesa ime s’kishte numër vendi, dhe thash këta më kanë lënë në këmbë, dhe s’vajta se do thonin mediat ja e lanë në këmbë, shiko si është katandisur, e thënë me humor. Sot më thanë e kishe gabim sepse vendin do ta jepnin atje. Ajo në këmbë nuk më interesonte, do thonin ja si e kanë katandisur”, tha Ngjela.