Sazan Guri nuk pëlqen përdorimin e kremrave në plazh.
Ai shpreh pikëpamjet e tij mbi kremrat kimikë, duke theksuar se trupi i njeriut nuk i njeh ato si pjesë të natyrës.
Guri gjithashtu bën thirrje për të mos përdorur kremra, duke argumentuar se ata shkaktojnë dëme në faunën dhe peshqit e detit dhe mund të ndikojnë në mungesën e vitaminës D tek trupi.
Sazan Guri gjithashtu shqetësohet për pasojat e mundshme të shfrytëzimit të kremrave në lëkurë. Në vend të kësaj, ai sugjeron përdorimin e vajit të ullirit me kripë të ngopur si një alternativë më natyrale.
Ai ndan një eksperiencë personale kur kishte tregtuar kremra, por nuk i kishte përdorur vetë ato, duke ilustruar kundërshtimin midis shpërndarjes dhe përdorimit të tyre.
Statusi i plotë i Sazan Gurit
PSE E URREJ KREMIN NE PLAZH
Kam te drejten morale t’i them keto rrjeshta, sepse kurre vete nuk e kam perdorur, jo tani qe di dicka, por edhe kur isha i ri, intuita me thoshte qe mos ….
- Eshte 100% kimik;
- Njeriu ka dy milion vjet pa kremra dhe 20 vjet me kremra, pra trupi yne nuk e njeh ate, thjesht genjen veten;
- Kremi iu ben dem peshqeve dhe faunes ne det brenda, sepse trupi yne ben si ben, edhe reagon, por trupi i tyre nuk e njeh fare ate;
- Kremi mbyll poret e trupit dhe nuk lejon rrezet e diellit, per te cilat ti shkon, te depertojne brenda lekures qe te tresin provitaminen D, qe trupi mezi ka pritur qe ajo te tretet, ndaj dhe pas plazhit njerezia e ka ende te ulet vitaminen D. Ndaj dhe eshte gjate vitit, jo i gjalle, i keputur. Dhe kur i pyet se sa e ke vitaminen D nuk e di te thone, s’ma dha doktori per ta bere, sepse doktori dhe mjekesia i do njerezit per pacient, si mekaniku makinen, dy te rregullon nje ta le pa bere ose ta ben keq qe te vesh prape.
- Dhe tani mbani vesh fort. Kremi te nxin per shkak se ai thith rrezet e diellit dhe i perqendron te vendi ku eshte lyer, por mos harro se ky vend behet gati per melanomen kanceroze, semundjen e pasheruar te lekures, me falni o vllezer, me falni dhe ju prodhuesa…
- Imagjino, kur isha inxhinier ne Fier vitet 1992-2001, per te mos ndenjur kot hapa nje dyqan kancelerie me qira, leke me fajde, puntor me qira, mall me qira, nejse, tregtoja kremra dhe me thoshte ai i pikes se shumices ne Tirane qe e kishte marre porosine nga ai i pikes se shumices franceze – qe shiti kremrat, por vete mos i perdor
- si zgjidhet, vaj ulliri me kripe te ngopur qe rri 7 dite, lyhesh dhe do shikoni efektin natyror. e njeh trupi, e thith trupi, nuk i ben dem peshqeve, te nxin bronxato, te heq reumatizmen, nuk te fut lageshtiren e detit qe shpesh ftohen njerezit, aktivizon vit D2 per ta kthyer ne D3 e pa fund te tjera……