Tronditet pa masë 64 vjeçari. Gruaja e tij prej 20 vitesh i zbulon se në fakt ishte mashkull.

Një burrë belg ka folur për “tmerrin” pai mësoi se gruaja e tij e martuar për 20 vjet ishte dikur një burrë.

64-vjeçari i mashtruar – i quajtur vetëm Jan – tha se nuk kishte “asnjë ide” se gruaja e tij kishte lindur mashkull dhe ishte në fakt një burrë.

Zbulimi tronditës doli në pah vetëm pas dy dekadash martese, kur një kushëriri nga Indonezia i gruas së tij ka zbërthyer për herë të parë të vërtetën.

Jan tregoi se si takoi “Monicën” në vitin 1993 kur ajo shkoi në qytetin e tij të Antwerp-it si turiste. Ai e përshkroi atë si “shumë e bukur dhe femërore” – por tha se tani e kuptonte pse ajo nuk ishte “mirë në hekurosje rrobash”.

Jan iu tha gazetës belge Nieuwsblad: “Martesa ime e dytë ishte në prag të shkatërrimit në atë kohë dhe ne shpejt u dashuruam.

Isha i bindur se ishte një grua e bukur, dhe ishte plotësisht femërore – nuk kishte asnjë tipar mashkullor.

Ajo ishte 27 vjeç në atë kohë, kështu që e pyeta nëse donte të kishte fëmijë.

Unë u gëzova kur ajo tha se nuk dëshironte, pasi unë isha 44 vjeç dhe kisha dy fëmijë të mi. Gjatë viteve, ajo më tha se po përdorte pilulën dhe madje gjatë s’eksit nuk vura re asgjë, megjithëse tani kuptoj pse gjithmonë përdorte lubrifikant, që është diçka normale tek këta që ndërrojnë gjininë.

Ajo ishte gjithmonë një nënë e mirë për fëmijët e mi, dhe gjithashtu një gatuese fantastike, megjithëse nuk ishte shumë e mirë në pastrim dhe hekurosje rrobash – dhe tani e kuptoj pse!

Por Jan tregoi se marrëdhënia kishte filluar të përkeqësohej gjatë dy viteve të fundit, pasi ajo insistonte të qëndronte vonë vetëm me rroba shumë provokuese.

Ai shtoi: “Ajo vishte bluzat e vogla që tregonin shumë pjesë të trupit dhe kishte më shumë se 100 palë këpucë.

Gjithashtu, e kapa duke shikuar fotografi të të rinjve në internet.

Por nuk dyshova asgjë deri sa një kushëriri i saj erdhi për vizitë dhe tregoi gjithcka. I thashë djalit tim dhe ai tha se kishte dëgjuar gjithashtu një thashethem se Monika ishte dikur një burrë.

Një mbrëmje bëra sherr me të dhe ajo në fund pranoi se ishte lindur një djalë dhe kishte kryer një operacion ndryshimi gjinor.

Bota ime u shkërmoq në disa sekonda. U trondita. Ndihem sikur jam mashtruar për pothuajse 20 vjet.”

Ata ende jetojnë nën të njëjtin strehë pasi një gjykatë refuzoi të japë urdhër për ta zhvendosur atë.

Por ai shtoi: “Jetojmë në dhoma të ndara dhe rrallë flasim. Ajo që Monika më ka bërë mua dhe familjes sime është e tmerrshme. Unë thjesht dua që ajo të dalë nga jeta ime.”