Valer Kolnikaj shan Luanin e Shqiptarëve: “Mashtrues dhe me komplekse. Nuk e kam fare në listë një tip si Luizi”

Valer Kolnikajn, një ish-banor i Big Brother ka diskutuar në lidhje me personazhin Luiz Ejlli.

Valeri shpreh bindjen se Luizi vjen nga zona e Dukagjinit, por shton se ai pretendon se është nga Shkodra vetëm për të krijuar një imazh më tërheqës.

Valeri shpjegon se Luizi ka përdorur lidhjen me Shkodrën për të ndikuar më shumë në publik dhe për t’i dhënë vetes një profil më interesant.

Ai tha se Luizi ka një kompleks lidhur me prejardhjen e tij nga Dukagjini dhe preferon të paraqitet si personazh nga Shkodra, duke menduar se kjo do t’i japë një ndikim më të fortë në audiencë.

Ai është i bindur se një person si Luizi, që ka tendencën të gënjejë dhe të manipulojë, mund të kthehet në gjendjen e tij origjinale nga ndihma e një mjeku. Valeri thekson se preferon të luajë në mënyrë të sinqertë dhe pa ofenduar të tjerët, dhe sjellja e Luizit në Big Brother i shkaktoi pakënaqësi.

“Thotë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjeshtarët…Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj pa ofendime. Kjo është pjesë që mua nuk më pëlqyer. Po të isha brenda do e kisha shëruar kjo është pak por e sigurt”, tha Valeri në “S’e luan Topi”.