Vishej si njeriu merimangë dhe vidhte mbathje femrash nëpër ballkonë. U kap nga një palë tanga!

E.Zh u kap sot nga policia mbasi kishte bere namin neper Tirane duke vjedhur mbathje femrash prej 3 muajsh.

Hajduti i vecante i cili vishej si njeriu merimange ishte i fiksuar sidomos mbas tangave dhe pikerisht kjo dobesi e tij beri qe te zbulohej.

Ai vodhi javen e shkuar nje pale tanga nga qytetarja S.K.

Hajduti per fat te keq nuk e dinte se vajza e re kishte nje te dashur shume xheloz.

Ai i kishte montuar te dashures tek mbathjet nje sistem gps me te cilin kontrollonte pozicionin e tangave ne cdo moment te dites per shkak se dyshonte se ajo e tradhetonte.

Pikerisht ketu u bazua edhe policia e cila me ane te kesaj teknologjie e kapen hajdutin me breke ne dore diku afer Bathores.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 100 pale tanga, 3 pale benevreke dhe nje pale breke burrash te cilat sipas hajdutit i kishte vjedhur padashur.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment