Me ne fund nje investim i madh i huaj ne Shqiperi. Firma e fuqishme Kineze e prodhimit te makinave Ma-ha-mu ka dorezuar ne portin e Durresit 40 vetura te cilat kane sistem automatik armatimi.

Perfaqesuesi i firmes Zoti Du Sum Pak, prezantoi para mediave se bashku me Artan Hoxhen floten e makinave te armatosura rende si dhe sqaroi te gjithe personat e interesuar se:
Te gjitha makinat kane kallashnikov te montuar tek feneret e dritave. Ne momentin qe dikush tenton tju godase, kallashnikovi del automatikisht poshte makines dhe godet objektivin e padeshiruar duke mbrojtur ne kete menyre jeten e pasagjerit.
Gazetari i njohur Artan Hoxha tha para mediave:
Jemi shume krenare qe ja arritem kesaj dite ku mjete te teknologjise se fundit tashme mund te blihen nga mafiozet Shqiptare me vetem gjysmen e cmimit te makinave te blinduara. Kjo jo vetem ju shpeton jeten por edhe kuleten.
Gazetari i njohur beri nje xhiro perqark portit te Durresit duke i dhene makines me shpejtesi dhe gjate xhiros makina goditi me saktesi te larte 2 shalqinj qe po i mbante ne dore nje punonjes Lushnjar i portit.
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.