Voton Luani i Shqiptarëve: “Do e diskutoj me Ramën që ti hyj politikës apo jo”

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka shkuar sot në qendrën e votimit të tij në Shkodër.

Pyetur nga Top Channel, Luizi ka treguar se sot po voton për të ushtruar të drejtën e tij si qytetar, ndërsa nuk është i përfshirë në politikë.

“Unë erdha në Shkodër për të ushtruar të drejtën time si qytetar, për të votuar. Nuk jam i përfshirë politikisht dhe nuk mendoj të përfshihem. Unë vlerësoj personin dhe nuk merrem me politikë. Nëse personi është i mirë për mua, është në rregull. “

Nëse Beci fiton, mendoni se do të jetë për shkak të mbështetjes suaj?

“Nuk mendoj që mbështetja ime brenda shtëpisë mund të ketë ndikuar në kandidatin e Partisë Socialiste,” tha Luizi.

A do të futeshit në politikë?

Luizi: “Do ta diskutoj këtë punë me Ramën.”