Xhaxhai Alda Klosit ndërron jetë. Familjarët e tij mohojnë të jenë përfshirë tek paratë e vjedhura.

Ylli Çika ka ndërruar jetë.

Ai ishte xhaxhai i zyrtares së kryeministrisë Alda Klosit, e cila u be viktimë e një vjedhjeje të 120 mijë eurove nga shtëpia e saj.

Çika humbi jetën për shkak të një sëmundje të rëndë.

Klosi ka pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato.

Por burime jo zyrtare thanë për A2 CNN se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.