Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku zhdukin fotografitë së bashku dhe nuk ndiqen më në rrjetet sociale”

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, një prej çifteve më të diskutuara të shoubizz-it shqiptar, janë përsëri në fokus.

Një gjest i fundit i tyre ka nxitur shumë prej fansave dhe admiruesve të tyre të dyshojnë për një problem në lidhjen e tyre, që mund të çojë në ndarje.

Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Dyshimet janë rritur edhe më tepër, pasi ata kanë fshirë edhe fotografitë e tyre bashkë, në rrjetet sociale.

Jo shumë kohë më parë, çifti u bë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e emërtuan Amen. Kjo nuk është hera e parë që bëhet fjalë për një ndarje të tyre, por duket më e rëndë se herët e tjera, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një prononcim.