Ylli Manjani: “Mos na çani trapin me rikthimin e Lulit. Është i lig dhe mosmirënjohës”

Ylli Manjani flet për mosmirënjohjen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës dhe demokratëve, si dhe për rikthimin e tij në politikë.

Mosmirënjohja – shkruan Ylli Manjani, nuk është vetëm akt i rëndë, por edhe i ndëshkueshëm.

Lulzim Basha u promovua dhe u mbrojtua nga Sali Berisha, por në fund e tronditi pabesia e tij. Demokratët mbështetën Bashën, por ai nuk i qasi kurrë dhe në fund i shau dhe i fyu. Shumë kritikë bënë gjithashtu të ditur se Lulzim Basha ishte kampion i mosmirnjohjes, duke i goditur oligarkët dhe refuzuar të ndajë pushtetin për të mirën e vendit. Ndërkohë që shumë njerëz presin kthimin e tij në politikë, në këtë shkrim te Manjanit thuhet se ai është simbol i neverisë dhe i pisllëkut politik.

Shkrimi i plote i Ylli Manjanit:

Meqë na e nxorrët prap para syve Lulin.

Në politikë nuk ka mirënjohje, por sidoqoftë mosmirënjohja është akt i rëndë dhe i ndëshkueshëm.

1.Lulzim Bashën e promovoi, gradoi dhe e mbrojti më shumë se ç’duhet në politikë, Sali Berisha. Por Lul pabesia e gjujti pas shpine dhe, tashmë hapur.

  1. Demokratët u sakatuan nën drejtimin e Lulzim Bashës, por e mbështetën me mish e shpirt. Luli, jo vetëm nuk i qasi asnjëherë por i shau, i fyu dhe në fund edhe i trajtoi me gaz lotsjellës, dyer të blinduara e hunj.
  2. Më tej akoma, sharja që u bëri të ashtuquajturve “oligargë”, kur këta të fundit e paguanin rregullisht me shuma të majme ishte kulmi i mosmirënjohjes.
  3. Lulzim Basha asnjëherë nuk tregoi se ishte i gatshëm të ndante pushtet, por vetëm për të rrëmbyer pushtet për veten e vet.

Përveç se mosmirënjohës është edhe i lig.


Tani, ju që na çani trapin me rikthimin e Lulit në politikë duhet ta keni huq të lindur mazokizmin.

Natyrisht secili i bën vetë hesapet e veta, por Lulzim Basha ishte simbol i pisllëkut politik dhe kampion i mosmirnjohjes e lojrave pas krahëve.

Në daç të kthehet në politikë në daç jo, ai ka kry punë! Njëherë e përgjithmonë!

Ishte politikani që iu dhanë më shumë se kujtdo shance dhe ai i dogji, më saktë i shiti, të gjitha për hesap të vet.

Ai sot është simbol i neverisë.