Manjani diskuton për gjendjen politike në Shqipëri dhe shpreh një qëndrim kritik ndaj situatës së tanishme.
Ai thotë se çdo ndryshim do të vijë vetëm kur populli shqiptar të bëjë një kthesë të rëndësishme dhe të ndërmerret përgjegjësia për të drejtuar vendin.
Megjithatë, ai thotë se aktualisht kjo nuk duket e mundur dhe se e kaluara nuk jep shpresë pozitive. Përfundon duke shtuar se ata që largohen nga ky vend kanë mundësinë të shpëtojnë nga situata e vështirë.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Lojëkracia nuk është demokraci. Ska qenë kurrë në fakt.
Deri sa popullit shqiptar t’i dalin trutë e gomarit nga koka, tru të cilat mjeshtrisht ia futi neokumonizmi i quajtur Rilindje, nuk ka shpresë për ndryshim.
Berisha, Basha, Meta etj kanë kusuret e tyre, padyshim. Më së shumti kusuret u vijnë nga mos mbajtja e ritmit të lojës që ne e quajmë padrejtësisht demokraci. Basha madje vendosi të dalë fare nga loja.. Kjo e fundit (demokracia) nuk erdhi kurrë nga demos (populli) dmth, por erdhi si negociatë, si lojë e luajtur nga lart. Kjo lojë u rinegocua në 2008-tën me ndryshimet fatale në Kushtetutë.
Në 2017-ën neokomunistët vendosën njëanshmërisht të mos luajnë më, por thjesht të sundojnë. Dhe ja arritën. Terreni social për çdo ide komuniste është shumë mikpritës. Ka qenë gjithmonë kështu. Edhe ajo që u quajt e djathtë, me ide komuniste qeverisi…😔
Por tashmë loja ka mbaruar, për pasojë opozita nuk i duhet askujt përveç pushtetit. Këtij të fundit opozita i duhet formalisht për të shitur mend jashtë shtetit që ka zgjedhje, ka demokraci… Emrat e opozitarëve tashmë nuk kanë asnjë rëndësi, pavarësisht që këto që janë duhet të ikin. Padyshim që po, duhet të ikin të gjithë siç janë. Por kriza është më e thellë edhe kur të rinjtë ta marrin në dorë.
Nga kjo lojë dilet vetëm nëse populli shqiptar rrefuzon trutë e gomarit dhe merr në dorë fatin e vet qeverisës.
Për momentin kjo nuk ka gjasë të ndodhë. As e shkuara nuk flet pozitivisht.
Kush iku nga ky vend shpëtoi…😔