Ypi: “Pse nuk i prisni Sirianët? Pse i braktisni? Harruat kur ulërisnit sikur Italianët e kishin për borxh tju mbanin?”

Nga: Edison Ypi

Turp dhe Tmerr

Kur 30 vjet të shkuara zbarkuat me mijëra në Itali e gjetkë, ulurisnit e bërtisnit sikur italianët dhe të tjerë ua kishin borxh tu mbanin e tu sajdisnin, tu vishnin, tu mbathnin, tu ngopnin, tu gjenin edhe punë.


Sot sirianët që po ikin nga lufta dhe nga diktatura, nuk duan të rrinë këtu, ata thjesht po kalojnë.
Pse nuk bëni për sirianët e heshtur dhe të sjellshëm as 1 të mijtën e asaj që bënë italianët për ju të xhindosurit ?


Ku janë pedagogët, akademikët, doktorat, profesorat, llapaqenat që dërdëllisin nëpër televizora ?


Ku është shoqëria civile e parazitëve të zyrave ?
Ku janë OJQ-të e karakurvave që majmen me paret e taksapaguesve ?


Pse i braktisni ata fatkeqë nëpër burgje dhe spitale ?
Pse s’pipëtini, pse strukeni, pse bëni sikur s’i shihni ?


Ku e keni ndjeshmërinë njerëzore, detyrën qytetare, mikpritjen legjendare, kanunin, respektin për fatkeqin që troket se ka humbur rrugën në natën e errët ?


S’keni fare të tilla.
Trimërinë dhe Besën dhe mikpritjen i keni vetëm për tu mburrur nëpër lahuta dhe çiftelira.
Turp dhe Tmerr.


S’keni ndryshuar aspak.
Jeni po ata që na spiunonit kur donim të arratiseshim.

Leave a Comment