Ypi sulmon Floriana Garon: “Ç’u bë ajo carja që erdhi nga Zvicra për Zëdhënëse e Partisë Demokratike?”

Edison Ypi ka sulmuar ish moderatoren dhe zedhenesen e Partise Demokratike Floriana Garo.

Ai tha se moderatorja erdhi ne Shqiperi qe te vidhte nese fitonte Partia Demokratike dhe tani qe PD nuk fitoi nuk ka cfare i duhet me Shqiperia.

Ja statusi i plote i Ypit:

Ç’u bë ajo carja që erdhi nga Zvicra për Zëdhënëse e Partisë Demokratike ? Apo iku, sepse erdhi me kusht që pasi Partia të fitonte, carja t’i rriste kalamajt në Shqipëri më mirë se në Zvicër, duke vjedhur.

Edison Ypi

Moderatorja e njohur Floriana Garo, zedhenese e Partise Demokratike eshte shprehur mbas humbjes se zgjedhjeve duke thene se:

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”,- u shpreh moderatorja.

Leave a Comment