Ypi: “Teatri është nevojtorja artistike më e ndyrë që ka parë bota. I ka zbrazur trutë e Shqiptarëve për dhjetra vite”

Nga Edison Ypi

Elektorati i vërtetë i Partisë Demokratike, palca idealistike e tij, demokratët e pastër shqiptarë, patriotët seriozë dhe të papërkulur, ata që pa asnjë interes vetiak e sollën dhe e mbajten Partinë Demokratike në pushtet për shumë vite, gjithmonë e kanë urryer me shpirt, e kanë përbuzur dhe tallur me neveri të skajshme nevojtoren artistike më të ndyrë që ka parë bota, makinerinë e përgjakur që i ka zbrazur trutë e shqiptarëve për dhjetra vite, Teatrin kriminal propagandistik.

Pakica zhurmëmadhe e djallëzuar e Partisë Demokratike, ata që Partisë Demokratike i vijnë rrotull si qëni i kasapit rropullive të dashit, ata që bëjnë sikur kuptojnë nga Arti dhe Teatri, nuk janë asgjë tjetër veçse muti i Partisë së Punës infiltruar në Partinë Demokratike gjatë zig-zageve të mundimëshme tranzicionale, pra çunat e oficerave, spiunat e Sigurimit, nomenklaturistat dhe sorollopët e tyre, budallenjtë, injorantët, mitomanët, delirantët, katundarët e frustruar, plehrat soc-realiste që u ka mbetur ora te tejkalimi i planit, traktorat që çanin arat, mjelëset e dalluara, puntorët pararojë, dashuria e mësueses me traktoristin, gazeta Drita, Revista Nëntori, Teatri, Kino Studio, dhe të tjera çmendurira.

Partia Demokratike duhet të heqi dorë urgjentisht nga kauza të tilla vetshkatërruese qartësisht të gabuara, që ndoshta afrojnë një grusht spiuna, por largojnë mijëra demokratë.

Leave a Comment